Prizreni -16 po përgatitet për sfidat e Play-Off-it të elitës së basketbollit të Kosovës.
Prizrenasit deri me tash kanë treguar lojëra prej më të mirave duke përfunduar në vend të tretë në Ligën Unike Kosovë - Shqipëri.
Përveç kësaj, në fillim të shtatorit të vitit 2021, fituan edhe trofeun e çmueshëm, Superkupën e Kosovës.
Kryetrajneri i Prizrenit 16, Arbnor Rifati, tha se tani po përgatiten për sfidat e play-off-it.
“Qëllimet tona çdo herë janë që të jemi ekip konkurruese për pjesën e sipërme të tabelës.
Kështu që, unë mendoj se fitimi i Superkupës së Kosovës, shkuarja në Final Four dhe përfundimin në vend të tretë në Ligën Unike, nuk mund të mos e shohim mossukses, edhe pse e dimë që kemi merituar më shumë.
Gjithsesi jemi të kenaqur dhe renditja në vendin e katërt në Superligë është e mirë, jemi në top - katërshin më të mirë, dhe tre ekipet më të mira Kosovë - Shqipëri. Normal që jemi prendentët për plao-off”, thotë Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”. Pas javës së 27-të në Superligë, Prizreni - 16 renditet në vend të katërt me 42 pikë të mbledhura.