Gjatë ndeshjes së playoff-it të Konferencës së Perëndimit mes Memphis Grizzlies dhe Minnesota Timberwolves, një grua është futur me vrap në parket, por është ndalur menjëherë nga një roje e sigurisë.
Forcat e sigurisë të stadiumit kanë qenë në gjendje gatishmërie për shkak të episodeve të mëparshëm që kanë ndodhur gjatë playoff-eve të NBA-së.
Një roje e sigurisë ka qenë e ulur afër gruas afër parketit dhe ka kërcyer menjëherë nga ndenjësja duke arritur ta bllokojë menjëherë tifozen.
Another crazy fan or protestor at a Timberwolves game! pic.twitter.com/YsAjzwapDq
— Ballislife.com (@Ballislife) April 24, 2022
Me sa duket, gruaja ishte maskuar si arbitre e NBA-së. Një burrë që ishte ulur afër saj është shoqëruar gjithashtu jashtë arenës nga forcat e sigurisë.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve, një tjetër grua është larguar nga arena pasi është lidhur me zinxhir poshtë koshit në shenjë proteste.