Arbnor Rifati, trajner i KB Prizreni – 16, njihet si Mourinho i Kosovës në basketboll, vazhdon me sukseset e tija si trajner.
Ai është zgjedhur trajneri më i mirë i Ligës Unike Kosovë - Shqipëri, një sukses i madh jo vetëm për të por edhe për tërë Prizrenin e Kosovën.
“Nga zemra ju falënderoj të gjithëvë për urimet, mesazhet e dërguara pas shpalljes trajneri i vitit në Ligen Unike 2021/2022 nga Eurobasket mbrëmë.
Ky sukses më inkurajon që të punojmë sa më shumë në të ardhmen.
Mesazhi im për skuadrat e të gjitha qyteteve është që t’ju besohet trajnerëve vendorë e jo “praktikantëve” të rajonit.
Tani fokusi për ne është play-off-i. Të gjitha skuadrave ju dëshiroj sukses.
Edhe njëherë nga zemra ju faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Rifati në profilin e tij në facebook.