Janë përcaktuar 4 skuadrat gjysmëfinale të edicionit 2021-2022 të Euroleague në basketboll për meshkuj. pas turqve të Anadolu Efes, kampionë në fuqi dhe spanjollëve të Real Madrid, një biletë për në “final four” kanë prerë edhe Barcelona e Olympiacos.
Ekipi grek mposhti 94-88 francezët e Monaco në çerekfinalen e pestë luajtur në Athinë, duke fituar 3-2 serinë e takimeve. Po 3-2 fitoi serinë e ndeshjeve edhe Barcelona, që mundi 81-72 rivalët e Bayern Mynih në sfidën e pestë gjysmëfinale, luajtur në Spanjë.
Ndeshjet e “final four” do të luhen më datat 19-21 maj në Beograd (Serbi). Në gjysmëfinale spikat derbi spanjoll mes Real Madrid e Barcelona, një sfidë spektakolare. Në sfidën tjetër, kampionët në fuqi, turqit e Anadolu Efes, do të duelojnë ndaj grekëve të Olympiacos.
Euroleague-Çerekfinale
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, (3-0)
Armani Milano – Anadolu Efes, (1-3)
Nd.5, Barcelona – Bayern Mynih, 81-72 (3-2)
Nd.5, Olympiacos – Monaco, 94-88 (3-2)
Gjysmëfinale
Barcelona – Real Madrid
Olympiacos – Anadolu Efes