Në Prishtinë po mbahet Seminari i Dytë për Klubet, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Seminari është treditor, ndërsa qëllimi është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.
Në ditën e parë po ligjërojnë ekspertët nga FIBA, Pedro Correia dhe Florian Pasquet me temat Licencimi i Klubeve dhe Qeverisja dhe Menaxhimi Financiar i Ligës dhe Klubeve, ndërsa më pas do të ligjërojë edhe Geoff Wilson.
FBK e vlerëson si seminar shumë të rëndësishëm.