Sonte do të fillojë faza gjysmëfinale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.…
Ylli ishte lider në garat e rregullta dhe kampion aktual, ndërsa prishtinasit në çerekfinale eliminuan Prizrenin 16.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Ndeshja e parë e serisë gjysmëfinale mes Yllit dhe Prishtinës do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Therandë nga ora 20:30.
Kujtojmë se në gjysmëfinalen tjetër takohen Trepça dhe Peja. Përballja e parë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të dielën.