Dallas e shkurtoi epërsinë e Suns-it në 2-1 dhe i dha fund një serie prej 11 humbjesh kundër Phoenix-it, përfshirë sezonin e rregullt.
Doncic humbi një triple-double me nëntë asistime, ndërsa Jalen Brunson udhëhoqi Dallasin me 28 pikë.
Jae Crowder shënoi 19 për Phoenix, ndërsa Booker një më pak, por ishin vetëm 2 nga 7 shënimet e tij brenda vijës së 3 pikëve.
Mbrojtja e vështirë e Dallasit ishte arsyeja që e bënte që e bënte Paulin të mos kishte impakt të madh në lojë..
Paul pati humbje të shpeshta të topit teksa tentonte ta gjente rrugën për kosh.
E gjithë kjo punë e mirë në të gjitha repartet rezultoi e rëndësishme për Dallas, pasi tani e kanë mundësinë ta barazojnë rezultatin me lojë ndaj Phoenix Suns të dielën.