Përleshje pati dhe në Mitrovicë nga tifozët!
Peja ka humbur ndeshjen e parë gjysmë-finale në Mitrovicë, Minatorët mposhtën Shqiponjat me dramë në fund të ndeshjes.
Dy tifozeritë ishin prezente në këtë takim, ndërsa një episod i çuditshëm ka ndodhur në tifozerinë pejane, duke pasur një mosmarrëveshje në mes tyre.
Trepça në fund arriti fitore me rezultat 78-65, pas një performance të shkëlqyer nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes.