Të dielën zhvillohet ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale ndërmjet Pejës dhe Trepçës në basketboll.
Dy ndeshjet e para të zhvilluara në Mitrovicë i kanë takuar vendasve, të cilët e kanë çuar serinë në 2-0.
Spektakël basketbollistik dhe atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna pamë në dy ndeshjet e para.
Megjithatë, si duket ka pasur një krisje në mes të dy tifozërive, “Torcida” dhe “Shqiponjat”, të cilat deri më sot kishin marrëdhënie të shkëlqyshme.
Tifozët e Pejës kanë shprehur se “Torcidat” nuk janë të mirëseardhur më në Pejë, por kjo si duket nuk do t’i ndalojë mitrovicasit për të marrë rrugë me 6 autobusë drejt qytetit pejan.
“Ata e dijnë kush sundon n’tribinë”
Të dielën udhtojmë për në Pejë,andaj sot prej orës 15:00 ne stadiumin “Riza Lushta” në ndeshjen TREPÇA Vs Besa, ata qe duan te na u bashkangjiten duhet me ardh dhe me shkru emrin.
Ne dispozicion i kemi 6 autobusa të paguara nga Komuna e Mitrovicës ndërsa bileta kushton 3€.
Përpara TREPÇA Ti je ma e mira", njofton Torcida.