Golden Eagle Ylli siguroi sonte kalimin për në finale, pasi shënoi fitore edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.
Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 56:75.
Nga afër këtë ndeshje e përcolli edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffe Hovenier.
Ai e cilësoi këtë përballje si të shkëlqyer, teksa Yllit i uroi suksese në finale.
“Lojë e shkëlqyer. Sigal Prishtina kundër Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale. Urime Golden Eagle Ylli dhe suksese në finale”, shkroi Hovenier.