KB Peja do të jetë nikoqire e KB Trepçës në gjysmë-finalen e tretë në Art Motion Superliga e Kosovës në basketboll.
Në dy ndeshjet e para, mbizotroi atmosfera fantastike në Minatori, ndërsa dhe sot pritet të jetë një atmosferë elektrizuese në Karagaçi.
Pas dy udhëtimeve nga tifozët pejan (UCF), tani radha është e tifozëve nga Mitrovica për të udhëtuar drejt rrafshit të Dukagjinit.
Në fotografinë e publikuar nga tifozeria mitrovicase, shihet një numër i madh duke udhëtuar në Pejë, ndeshja fillon nga ora 17:00.