Peja e ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Trepçës. Pas rifillimit, Arian Qallaku realizoi për tri pikë dhe kështu Peja fitoi me shifrat 71:66.
Tani seria gjysmëfinale e plejofit është 2:1 në të mirë të Trepçës. Ndeshja e ardhshme luhet në mesjavë, sërish në Pejë.
U ndërpre ndeshja për disa minuta mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.
Mitrovicasit janë duke u ankuar për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit.
Deri te kjo situatë erdhi pasi një tifoz hyri në parket dhe e goditi pas koke basketbollistin mitrovicas, Rodney Purvis.
Pas kësaj eskaloi e gjithë situata, teksa kishte përplasje edhe mes tifozëve.
Peja dhe Trepça ishin duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it. Megjithatë u kthyen në parket.