Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare ish basketbollisti i njohur gjerman, Ademola Okulaja.
Gjatë karrierës së tij, Ademola Okulaja luajti 172 ndeshje për Gjermaninë dhe për një kohë drejtoi edhe kombëtaren gjermane si kapiten.
Ai ishte një nga figurat kryesore në ekip me Dirk Nowitzki dhe Patrick Femerling.
Në nivel klubesh, Ademola Okulaja luajti për ALBA-n, Girona-n, Barcelonën, Unicaja-n, Benetton-in, Pamesa-n, Khimki-n dhe Brose-n!
Duke luajtur për skuadrën e Berlinit, ai fitoi edhe Kupën e Koraçit në vitin 1995.