Skuadra e Golden State tani ka epërsi 2-0 në fitore kundër Dallasit, në kuadër të gjysmëfinales së Konferencën së Perëndimit në NBA.
Takimi i dytë në palestrën “Chase Center” i takoi skuadrës vendase, e cila përmbysi disavantazhin prej 19 pikëve dhe në fund arriti të shënojë fitore me rezultat 126-117.
Të kota ishin 42 pikët e Luka Donçiçit, i cili ishte basketbollisti më i mirë te skuadra e Dallasit.
Ndërkohë Stefon Kerri me 32 pikë ishte më efikasi tek vendasit. Tani dy sfidat e radhës do të zhvillohen në Dallas, më 23 dhe 25 maj.