Tifozët mitrovicas mezi po e presin ndeshjen e sontme finale të “play-off”-it në Superligën e basketbollit.
Një interesim i jashtëzakonshëm mbretëroi sot gjatë shitjes së biletave, të cilat u “avulluan” për 10 minuta.
Pra, të gjitha biletat e ndeshjes së sontme, Trepça – Golden Eagle Ylli u shitën për pak minuta.
Disa tifozë që kanë mbetur pa bileta janë ankuar për organizim të dobët të shitjes së biletave, ndërkohë që kanë shprehur dyshime për keqpërdorimeve në këtë proces pasi individë të caktuar i kanë blerë nga disa bileta, njofton “Mitrovica Lajm”.