Golden State Warriors e arriti finalen e gjashtë në NBA në tetë vitet e fundit duke u kurorëzuar kampionë të Konferencës Perëndimore pasi mposhtën Dallas Mavericks 120-110 të enjten mbrëma.
Një sezon që pa Stephen Curry të bëhej lideri i të gjitha kohërave me tre pikësha në NBA.
Golden State Warriors fituan në serinë gjysmëfinale 4:1, duke u treguar superior ndaj Dallas Mavericks.
Tani, Warriors duhet të presin fituesin e finaleve të Konferencës Lindore midis Boston Celtics dhe Miami Heat për të filluar finalet e NBA të enjten e ardhshme, 2 qershor në San Francisko, Kaliforni.