Trepça e Mitrovicës ia prishë festën Golden Eagle Yllit në Therandë, vazhdon lufta për titull.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 58:55 (17:20, 12:10, 13:10, 16:15) ndaj Golden Eagle Yllit, në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës.
Therandasin avancojnë në seri të fitoreve me rezultat 2:1 ndaj Trepçës, ekipi me tri të fituara shpallet kampion i ri.
Çereku i parë me rivalitet të madh, ndërsa Ylli ishte në epërsi me tre pikë (20:17).
Në çerekun e dytë mitrovicasit më energjikë dhe rezultati ngushtohet (30:29).
Ylli bie para presionit të lojës së mysafirëve. Në minutën e 30-të, Trepça udhëheq me 40:42 në palestrën “13 Qershori”.
Lojë e fortë e me rivalitet të madh ashtu si i ka hije një finale.
Çereku i katërt vendimtar. Mysafirët administrojnë lojën me kujdes e shfrytëzojnë edhe gabimet e vendasve.
Në minutën e 36-të, rezultati 52:51 për Yllin. Minutat e fundit me drithërima të të gjithë ata që ishin të pranishëm në palestër. Trepça tregon lojë luftarake dhe kalojnë në epërsi me 55:56 në minutën e 39-të dhe e fiton sfidën me rezultat 58:55.
Golden Eagle Ylli – Trepça 55:58
Golden Eagle Ylli: Harris 8, Kastrati 1, Tmushiç 13, Shirko 11, Graf 14, Zenelaj, Morina 4, Pepaj. D. Shala, Lupiçiç 4 dhe A. Sgala.
Trepça: Gordon 12, Hajrizi 21, Purvis 4, Hot 10, Collins 4, R. Zekiqi, Haxhiu 3, Edwards 4, B. Zekiqi, Mehana, Syla dhe S. Zekiqi.