Kombëtarja e Malit do të zëvendësojë Nigerinë në Kampionatin Botëror në basketboll (femrat), pas vendimit të presidentit nigerian për të tërhequr të gjitha përzgjedhjet nga garat botërore, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA).
“FIBA është njoftuar për vendimin e Presidentit të Nigerisë për tërheqjen e Federatës së Basketbollit të Nigerisë (NBBF) nga të gjitha garat ndërkombëtare për një periudhë dyvjeçare”, - thuhet në njoftim.
Qeveria nigeriane vendosi më 12 maj të tërheqë përzgjedhjet për dy vjet, për shkak të krizës brenda federatës nigeriane.
Kupa e Botës për femra luhet në Australi nga 22 shtatori deri më 1 tetor të këtij viti.
Në grupin B garojnë Franca, Japonia, Kanada, Australia, Serbia dhe Mali.