Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave i ka filluar në mënyrë jo të mirë kualifikimet drejt FIBA Europe Cup 3x3.
Në këtë garë që po zhvillohet në Qipro, vashat “Dardane” pësuan humbje në ndeshjen e parë kundër Irlandës me rezultat 16:13.
Pjesën e parë Kosova e mbylli në epërsi me shifrat 7:4, por që një rikthim i fuqishëm i irlandezeve në pjesën e dytë bëri që ato të marrin fitoren nga kjo ndeshje.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta ketë ndaj Andorrës nga ora 16:05.