Vdes papritur në moshën 34-vjeçare 

Basketboll

Vdes papritur në moshën 34-vjeçare 

Nga: K. G. Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:51
Nate Miller

Ish basketbollisti Nate Miller, u nda nga jeta papritmas të shtunën. Miller nuk kishte më shumë se 34 vjet. 

Sipas raporteve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, papritmas mori një atak të rëndë astme.

Miller, u diplomua në Universitetin Bowling Green, erdhi në Evropë për herë të parë në basketbollin izraelit dhe në vitin 2010 iu bashkua ekipit Hapoel Megiddo. Më vonë ai luajti për Maccabi Bir Jakov në Ligën Kombëtare dhe e çoi në serinë finale. Në verën e vitit 2013, ai nënshkroi për Nahariya, dhe e çoi në Premier League, madje ai ishte kapiten i saj.

Që kur doli në pension, amerikani është kthyer në stërvitje. Madje, të premten mbrëma, ai postoi një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku inkurajonte fëmijët të aplikonin për programin e tij veror.

Miller filloi karrierën e tij në kolegj në UNC Wilmington dhe luajti atje një sezon përpara se të transferohej në Bowling Green. Në tre sezone me Falcons (2006-09), ai shënoi 1151 pikë. 

Miller luajti basketboll profesionist në Spanjë, Izrael, Meksikë, Argjentinë dhe së fundmi në Korenë e Jugut në sezonin 2018-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat