Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni të martën e ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilin delegatët për kryetar të ri e zgjodhën Tyran Kosovën, ish-basketbollist i klubit prizrenas, i propozuar nga delegatët e pranishëm.
Tyran Kosova u votua me aklamacion nga delegatët e pranishëm, pasi që nuk pati kundërkandidat.
E pranishme në kuvendin zgjedhor ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, e cila në fillim të kuvendit i përshëndeti të pranishmit dhe iu dëshiroi suksese në punimet e kuvendit, gjithnjë duke i respektuar aktet normative të klubit.