Gjashtëmbëdhjetë ekipe basketbollistike nga e gjithë bota do të zbresin në Prishtinë në organizimin "FIBA 3X3 Challenger" që do të mbahet në kryeqytet më fillim nga data 15 korrik.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media, duke konfirmuar ngjarjen ka premtuar edhe aktivitete sportive të tjera që do të zhvillohet në këta dy muaj verë.
"#FIBA3x3Challenger po vjen në Prishtinë nga 15-17 korrik 2022! Në konferencën për media, përveç se theksuam rëndësinë e këtij eventi për frymën sportive e kulturore të Prishtinës, i cili do të sjellë 16 ekipe prej krejt botës, zbuluam edhe maskotën e këtij edicioni, #KULLERIN.
Mezi po e presim korrikun, i cili do t’jetë i mbushun përplot aktivitete të cilat do ta bëjnë një verë të paharrueshme në Prishtinë!", ka shkruar Rama në Facebook..