Nga klubi i Galatasaray merr drejtimin e KB Prishtinës, njihuni me trajnerin e ri të “Plisave”

Basketboll

Nga klubi i Galatasaray merr drejtimin e KB Prishtinës, njihuni me trajnerin e ri të “Plisave”

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:18
Ekrem Memnun

Gjiganti KB Prishtina, përmes një njoftimi zyrtarë mbrëmë e ka konfirmuar trajnerin e ri të klubit për sezonin 2022/23.

Ekrem Memnun, trajner turk me prejardhje shqiptare, lë skuadrën turke Galatasaray dhe merr drejtimin e KB Prishtinës.

Memnun rikthehet te Prishtina të cilën e drejtoi për dy vite, respektivisht nga viti 2003 deri në vitin 2005.

Ai rikthehet te “Plisat” pas një sezoni me gjigantin turk, Galatasaray, ndërsa në Turqi ishte trajner edhe i Anadolu Efes e Daruşşafaka.

Po ashtu, Memnun ishte edhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (klubin e femrave), dhe trajneri i Kombëtares së Turqisë te femrat.

Përveç kësaj, Memnun posedon çmimet individuale si trajner i vitit në Kosovë në vitin 2005, trajner i vitit në EuroLeague në vitin 2014, dhe trajner i vitit në Superligën Turke në vitin 2015.

Me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferimet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen gjatë javëve të ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat