Skuadra e Trepçës e ka filluar në mënyrë fantastike tregun e transferimeve në elitën e basketbollit të Kosovës.
Minatorët të cilët vitin e kaluar arritën në tre finale, por triumfuan vetëm në ‘Final 8’, duke mposhtur Pejën dhe Bashkimin, janë duke u bërë gati maksimalisht për edicionin 2022/23.
Trepça e cila dje zyrtarizoi Erjon Kastratin, nuk e ka ndërmend të ndalet, skuadra nga Minatori është vetëm çështje kohe kur do të prezantojnë super basketbollistin Mikaile Tmusic.
Tmusic ishte pjesë e Yllit, duke qenë një nga lojtarët kryesor të skuadrës nga Suhareka, por që tani e tutje do të jetë pjesë e mitrovicasve.