Kombëtarja A e Kosovës në basketboll do të zhvillojë nesër një ndeshje miqësore me Kosovën e grupmoshave U20, e vlefshme kjo për testimin e dy ekipeve nacionale në prag të ndeshjeve të tyre ndërkombëtare.
Përballja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:30, në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ndërkaq, më 30 qershor Kosova A do të përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.
Në anën tjetër, Kosova U20 është në fazën përgatitore për pjesëmarrje në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik.