Nënkampioni i Kosovës, Trepça e Mitrovicës, nuk ndalet me përforcime për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës.
Mitrovicasit përforcohen me basketbollistin Jahsim Floyd.
“Ardhja e parë e huaj për edicionin garues 2022/23 Jahsim Floyd”, njofton KB Trepça.
Basketbollisti së fundi ka luajtur për ekipin e St. Thomas në ligën NAIA në SHBA, me një mesatare prej 9 pikësh.