Klubi i Basketbollit, Trepça e ka nisur furishëm kampanjën e transferimeve, për t’u përforcuar për sezonin e ri.
“Minatorët” brenda tri dite kanë zyrtarizuar tri transferime.
Fillimisht siguruan shërbimet e Erjon Kastratit, i cili gjatë sezonit të kaluar u shpall kampion me Golden Eagle Yllin.
Pas Kastratit, lojtari i radhës që u zyrtarizua është Mikale Tmusic.
Derisa mbrëmë klubi nga Mitrovica transferoi edhe lojtarin e parë të huaj, Jahsim Floyd.
Ndryshe, Trepça sezonin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës.