Arbnor Rifati, kryetrajner i klubit të basketbollit Prizreni - 16, tha se gazeta “Bota sot” është një aset i çmueshëm i sportit të Kosovës.
Rifati e përgëzon gazetën kombëtare “Bota sot” për punën që po bën duke uruar 27 vjetorin e saj.
“Personalisht nga para lufta kam qenë aktiv pas babait (Tajari) me ngjarjet e basketbollit, si dhe pas luftës deri në ditën e sotme, që mendoj se gazeta kombëtare ‘Bota sot’ i ka dhënë një ngjyrë dhe një hijeshi sportit në përgjithësi duke kontribuar në etapa gjatë regjimit serb e deri në ditën e sotme.
Kështu që e vlerësoj si një aset të çmueshëm të sportit kosovar respektivisht basketbollit”, uron Rifati.