Ikona e basketbollit, Resmije Juniku, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Juniku tha se “Bota sot” është gazetë që nuk i ndahet asnjëherë sportit, merret me tema të ndryshme në sportin në përgjithësi.
Ish basketbollistja e gjeneratës së artë të fundviteve të 70-ta dhe të 80-ta, ish selektorja e Kombëtares së Kosovës, tha se “Bota sot” gjithmonë ka raportuar të vërtetën dhe është në shërbim të sportistëve.
“Urime 27 vjetori i gazetës më të mirë “Bota sot”, me të sinqertën e mbi të gjitha me gazetarin më të mirin që nuk i harron kurrë sportistët si të rinjtë edhe te vjetrit, Kemajl Goca”, uron Resmije Juniku.