Remzi Ramadani, ish gjyqtar i mirënjohur i basketbollit, tha se gazeta “Bota sot”, gjithmonë ka qenë inspirim për të. Ramadani, kontribues i madh në basketboll, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime “Bota sot”. Është gazetë që fle në shpirt dhe e lexoj më ëndje.
Është gazetë që i jep hapësirë të gjitha sporteve, kritikon në momentet e duhura por edhe të lavdëron kur e meriton.
Gazetë që ka dhënë dhe po jep shumë në përgjithësi për sportin.
Uroj përvjetorë të panumërta. Jeni më të mirët, frymëzim i sportistëve”, uron Ramadani.