Ish basketbollisti i mirënjohur, Besnik Podvorica, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Podvorica thotë se gazeta “Bota sot” ka qenë dhe është e dashur për lexuesit.
“Urime 27 vjetorin, Gazeta më e besueshme dhe me e lexueshme në Kosovë, “Bota sot”!
Një urim i veçantë edhe për gazetarin e njohur sportiv Kemajl Goca, i cili për shume vite me radhë informoj dhe ishte në vendin e secilës ngjarje sportive që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Kosovë.
Gazeta ‘Bota sot’ ka qenë çdoherë e dashur dhe e besueshme për të gjithë, ajo na ka sjellur gjithmonë lajme dhe ngjarje të ndryshme shpejt dhe besueshme.
Ju përgëzoj për punën dhe profesionalizmin e treguar për këto 27 vite, si dhe ju dëshirojë jetë të gjatë dhe suksese të mëtutjeshme!”, uron Podvorica, ish - basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe i Kombëtares së Kosovës.