Basketbollisti Gëzim Morina mbetet pjesë e klubit Holden Eagle Ylli.
Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit Ylli, kampion i Kosovës.
“Natyrisht e fillojmë me Kapitenin, djalin e këtij qyteti që ka ndjenjë të veçantë për këto ngjyra e për këtë ekip!
Gëzim Morina është me ne edhe për 3 vitet e ardhshme!”, njofton KB Golden Eagle Ylli.