Xhejlen Bronson pritet të marrë një kontratë të pasur, për të vazhduar karrierën e tij te skuadra e New York. Ai është një nga basketbollistët, të cilët shkëlqyen në kuadër të plej offin për skuadrën e Dallas Maveriksin.
Me këto paraqitje tërhoqi vëmendjen e skuadrave të mëdha, ndërsa në fund New York vendosi të bëj hapin vendimtar.
Skuadra e mirënjohur do të angazhojë plejmejkerin me një kontratë katërvjeçare, ndërsa gjatë kësaj periudhe, basketbollisti 25-vjeçar do të arkëtojë 110 milionë dollarë.
Kujtojmë se Bronsoni u zgjodh në draftin e NBA-s nga skuadra e Dallasit dhe kaloi katër vitet e fundit në fanellën e skuadrës nga Teksasit.