NBA vijon të ziejë nga merkato dhe orët e fundit janë zyrtarizuar mjaft marrëveshje të reja.
Skuadra e Chicago Bulls ka rinovuar kontratën me basketbollistin Zach LaVine, i cili do të qëndrojë edhe për 5 sezone të tjera. Nga kontrata e re, 27-vjecari do të përfitojë 215 milionë dollarë.
John Wall ka mbyllur marrëdhënien me skuadrën e Phoenix dhe sezonin e ri do të luajë me Clippers. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjecare, nga e cila do të përfitojë 13.2 milionë dollarë.
Konfirmim edhe Jusuf Nurkic, që ka shtyrë kontratën me Portland. Nga kontrata e re do të arkëtojë 70 milionë dollarë për 4 sezonet e ardhshme. Surpriza e orëve të fundit ishte transferimi i Rudy Gobert nga Utah Jazz te Minnesota.
Në këtë transferim do të përfshihen edhe 5 lojtarë, pasi te Jazz do të shkojnë Beasley, Beverly, Kessler, Vanderbilt dhe Bolmaro. Spanjolli Ricky Rubia rikthehet te Cleveland, ku do të përfitojë 18.4 milionë dollarë për tri sezone.