FBK uron ditën Botërore të gazetarëve sportivë!
2 Korriku është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë.
"Gazetarët sportivë kanë një rol të madh në përcjelljen e ngjarjeve sportive, raportimin e saktë dhe të drejtë. Po ashtu gazetarët sportivë janë kyç në zhvillimin dhe masivizimin e sportit.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon gazetarët sportivë në Kosovë për kontributin e tyre gjatë dekadave me radhë, duke përcjellur ndeshjet e basketbollit dhe ngjarjet që organizon FBK-ja", uron FBK.