Basketbollisti Urim Zenelaj mbetet edhe më tej në ekipin e Ponte Prizrenit.
Kryetrajneri Arbnor Rifati synon të ndërtojë një ekip edhe më të fortë për edicionin e ri.
“Lojtari më besnik i skuadrës Urim Zenelaj qëndron tek skuadra jonë.
Pa dyshim qendra numër 1 në Kosovë “King Of Paint” tani i bënë 5 vite në skuadër përkundër shumë ofertave tjera ai qëndron besnik skuadrës së zemrës.
Urim Zenelaj pritet të jetë arma më e fort e ekipit, pasi që pas përfundimit të sezonit është nënshtruar dy intervenimeve mjekësore”, njofton Ponte Prizreni.