Trajneri legjendar spanjoll Pablo Laso u shkarkua nga klubi i basketbollit Real Madridi, i cili tha se nuk mund të vazhdonte bashkëpunimin me strategun, për shkak të problemeve shëndetësore, por deklarata e një kardiologu bëri furtunë në Spanjë.
Laso pësoi infarkt dhe përfundoi në spital, më pas në vend të tij u ul asistenti Zhesus Mateo, i cili do të marrë zyrtarisht ekipin e parë dhe “Marca” spanjolle publikoi deklaratën e kardiologut pas kontrollit të fundit dy orë para njoftimi i “Mbretërve”.
“Ju jeni në gjendje të shkëlqyer dhe mund ta stërvitni ekipin”, tha kardiologu i Lasos për gazetën spanjolle “Marca”.
Gjigantët spanjollë kanë raportuar më parë se ishin konsultuar me ekspertë, por njëri prej tyre nuk ishte mjeku që kujdesej për shëndetin e Lasos.