Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj po marrin pjesë në Samitin Evropian të Basketbollit!
Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj janë duke marrë pjesë në projektin “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të trajnereve dhe gjyqtareve femra”, duke përfaqësuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e femrave.
Konjusha po merr pjesë si gjyqtare, ndërsa Robaj si trajnere.
FBK i kushton shumë rëndësi basketbollit të femrave dhe pikërisht me pjesëmarrjen në këtë event synon ngritjen e profesionalizimit te femrat.