Kombëtarja e Shqipërisë U-20 gati për Europianin

Basketboll

Kombëtarja e Shqipërisë U-20 gati për Europianin

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 13:58
Kombëtarja e Shqipërisë

Shqipëria edhe në këtë edicion do të përfaqësohet në kompeticionet Europiane të FIBA-s me të gjitha kombëtaret e moshave, ndërsa skuadra e parë që do t’i hapë garat do të jetë ajo U-20 për vajza.

Nga data 9 deri më 17 korrik në Shkup, vajzat kuqezi do të zhvillojnë takimet e tyre në Divizionin B, ku janë shortuar në një grup të hekurt kundër Greqisë, Turqisë, Ukrainës dhe Zvicrës.

Në prag të debutimit në Europian, trajneri Vladimir Xheka, i cili së bashku më asistentin e tij, Klarent Dedaj, do të drejtojnë skuadrën në këtë event, tregon përgatitjet skuadrës.

37-vjeçari është i vetëdijshëm për vështirësitë e të luajturit me kundërshtarë të tillë, megjithatë thekson se pjesëmarrja në këto evente është shumë e rëndësishme për moshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat