Sigal Prishtina rikthehet në FIBA Europe Cup!

Basketboll

Sigal Prishtina rikthehet në FIBA Europe Cup!

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:13
Sigal Prishtina rikthehet në FIBA Europe Cup!

Klubi më i trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtina, kthehet në garat evropiane.

Bardhekaltrit synojnë paraqitje sa më të mira. 

“Pas një periudhe dy vjeçare rikthehemi në aksion në një ndër garat më prestigjioze europiane.

Pas aplikimit tani edhe zyrtarisht janë publikuar të gjitha ekipet pjesëmarrëse të rrethit kualifikues dhe sezonit të rregullt dhe klasifikimi i tyre është bërë sipas rezultateve në garat e më hershme europiane. 

Klubi ynë është pozicionuar në grupin e dytë të kualifikimeve andaj do të jetë i plasuar direkt në gjysmëfinalet e kualifikimeve.

Nga 16 ekipet gjysmëfinaliste, tetë do të plasohen në finale dhe katër prej tyre do të luajnë në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup.

Shorti për çiftet e garave do të mbahet më 14 korrik në Munih”, shkruan në faqen e KB SIgal Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat