Kosova përballet me Maltën

Basketboll

Kosova përballet me Maltën

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:21
Kosova

Kampionati Evropian fillon sot në Prizren.

Ngjarja më e madhe sportive në qytetin prizrenas do të bashkojë tetë kombëtare, në garë për trofeun e çmuar.

20 ndeshje për pesë ditë pritet të dhurojnë spektakël në palestrën “Sezai Surroi”.

Kosova është në grup me Shqipërinë, Maltën dhe San Marinon. Sfida hapëse është ndaj Maltës, të martën mbrëma, që është përballja e parë e dardanëve të rinj në këtë Evropian. Përkrahja nga tifozët është shumë e nevojshme për basketbollistët e rinj të Kosovës.

Takimi i dytë do të jetë ndaj Shqipërisë të mërkurën dhe ndeshja e fundit në grupe ndaj San Marinos të enjten.

Në grupin tjetër garojnë Gjibraltari, Armenia, Andorra dhe Moldova.

Orari

12 Korrik

20:45 Kosova-Malta

13 Korrik

20:30 Kosova-Shqipëria

14 Korrik

20:30 Kosova-San Marino

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat