Danilo Gallinari do të nis një aventurë të re, pasi që ylli i NBA, Gallinari ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Boston Seltiks.
Italiani përmes profilit të tij në rrjetin social “Tuitter” ka njoftuar për lëvizjen e tij të radhës.
“Vendi për të cilin kam ëndërruar gjithmonë”, shkruan basketbollisti.
Gallinari u draftua në NBA në vitin 2008, në raundin e parë si zgjedhje e gjashtë. Në vitin 2021 lojtari luajti me skuadrën e Atlanta Hauks, kurse tani i bashkohet finalistëve të sezonit të kaluar, Boston Seltiks.