Kombëtarja U-20 për vajza fitoi 66-63 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjet e vlefshme për vende 9-18 në Europianin e kësaj grupmoshe që po zhvillohet në shkup të Maqedonisë, Divizioni B.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për kombëtaren, që synon një renditje më të mirë pas këtij suksesi.
Takimi ka qenë i ekuilibruar gjatë gjithë kohës, teksa të dyja skuadrat dueluan për fitore. Shqipëria pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë ndeshjes dhe e meritoi fitoren. Më herët, në fazën e grupeve, Shqipëria pësoi katër humbje radhazi, ndëkohë që tani vijnë dy fitore që japin shpresë.
Kombëtarja U-16 për vajza ka mbyllur pa sukses aventurën e saj në Divizionin C, ndeshje e të cilit luhen në Korçë.
Pas dy humbjeve në grup, Shqipëria luajti edhe ndaj Armenisë, për të patur mundësinë të hyjë në gjysmëfinale, por pa sukses. Kombëtarja u mund 67-41, duke mbyllur aventurën e saj.