Josip Plantak është ndihmëstrajner i klubit të basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova.
Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit gjakovar.
“Josip Plantak zyrtarisht ka marrë postin e ndihmëstrajnerit
Pas bisedimeve mes trajnerit kroat 🇭🇷 dhe KB Vëllaznimit është arritur marrëveshja që Plantak të jetë pjesë e shtabit teknik. Plantak ishte asistent i disa trajnerëve të suksesshëm në Kroaci, po ashtu ishte trajner i ekipit KK Posushje në Kroaci”, njofton KB Vëllaznimi.