Valmir Kakruki të Sigal Prishtina?

Basketboll

Valmir Kakruki të Sigal Prishtina?

Nga: K. Goca Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:08
Valmir Kakruki

Basketbollisti shqiptar, Valmir Kakruki, me gjasë do ta vazhdojë karrierën në Prishtinë. 

“Klubi nga Kosova ka shprehur interesim të madh për përfaqësuesin maqedonas i cili nëse arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me skuadrën nga kryeqyteti do të ndjekë hapat e vëllezërve Leyson dhe Jetmir Zeqiri.

Qendra 21-vjeçare ka luajtur 32 ndeshje për Rabotniçkin sezonin e kaluar. Ai shënoi mesatarisht 10.2 pikë dhe 5.8 kërcime për ndeshje, duke e bërë atë një nga lojtarët kryesorë të ekipit tonë më të trofeshëm.

Sezoni i mirë me klubin nga Shkupi i siguroi një vend në kombëtaren e Maqedonisë, për të cilën luajti në kualifikueset për Botërorin 2023 në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Ukrainës”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat