Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka konfirmuar praninë e tij me ekipin kombëtar në “Eurobasket 2022”. Një lajm që ka gëzuar trajnerin e kombëtares helene Dimitris Itoudis, që tha se do të ndërtojë skuadrën që të jetë në dispozicion të yllit të NBA-së.
“Së shpejti me kombëtaren”, u shpreh Giannis Antetkounmpo, dy herë i shpallur MVP i sezonit të rregullt në NBA me skuadrën e Milwaukee Bucks. “Tani ka ardhur koha që të fitoj një trofe edhe me kombëtaren, që kjo sakrificë e punë të shpërblehet”, u shpreh më tej basketbollisti 27-vjeçar.
Antetokounmpo ka mbërritur në Greqi në vitin 1994 si emigrant nga Nigeria.
Greqia nuk fiton një turne ndërkombëtar që prej vitit 2005. Në botërorin e vitit 2019, Greqia nuk arriti të shkopjë në çerekfinale, ndaj Giannis kërkon të sigurojë një trofe me fanellën e kombëtares helene.