Ekipi i Ponte Prizrenit me trajnerin Arbnor Rifatin vazhdojnë me përforcime për edicionin e ri.
Prizrenasit përforcohen me basketbollistin Wayne Arnold.
“Bombarderi Wayne Arnold - përforcimi i dytë i huaj.
Prej sot zyrtarisht snajperisti më i ri i skuadrës së Ponte Prizrenit do jetë amerikani Wayne Arnold.
23 vjeçari, i gjatë 191 cm i cili shquhet si super gjuajtës, ishte pjesë e skuadrave Call State Fullerton 2018/2021 - NCAA1 ndërsa së fundi ishte pjesë e Concordia University ku luajti me mesatare prej 23.05 pikë për ndeshje .
Koljeviq dhe Arnold janë dy përforcimet të huaj në ekip. Së shpejti do i prezantojmë edhe 2 super lojtarë që edhe do jetë përfundimi i afatit kalimtar për si vjet.
Pritet një super edicion por sigurisht se skuadra jon do jetë super e nxehtë”, njofton klubi prizrenas.