Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli nga Theranda, zyrtarizon dy basketbollistë, me synime që të paraqitet sa më mirë edhe në garat e Champions League.
Është fjala për Henrik Shirko dhe Malcolm Armstead.
“Kemi vazhduar kontratën me lojtarin e ekipit kampion Henrik Shirko, i cili do të jetë me ne drejt synimeve të reja edhe për 2 vitet e ardhshme.
Pjesë e klubit do të jetë edhe amerikani me pasaportë të Republikës së Kosovës Malcolm Armstead, i cili ka përvojë në Superligën e Kosovës dhe gjithashtu në ligat ndërkombëtare”, njofton KB Golden Eagle Ylli.