Ndryshe nga një vit më parë, ku vaksinimi ishte i detyrueshëm për të luajtur në NBA, sezonin e ri 2022-2023 kjo masë do të hiqet.
Lajmin e konfirmojnë mediat amerikane, që thonë se vendimi për të qenë i vaksinuar për të luajtur nuk do të jetë në fuqi sezonin e ri.
Pavarësisht kësaj, beteja ndaj pandemisë do të vijojë dhe masat anti-Covid janë ende në fuqi si te skuadrat ashtu dhe në stadiumet. Kështu, të gjithë basktebollistët do të përditësohen në lidhje me rregullat e reja, vaksinat dhe gjithçka që është e nevojshme për të evituar problemet shëndetësore.
Ndërsa detyrimi për të qenë i vaksinuar nuk është më. Vjet, kjo situatë krijoi mjaft probleme, pasi disa basketbollistë nuk dëshironin të kryenin vaksinën anti-Covid, duke mos luajtur në mjaft takime. Sportistët, sezonin e ri do të vazhdojnë të kryejnë teste periodike, sidomos të pavaksinuarit.