Dardanët e rinj sot zhvillojnë ndeshjen e katërt në Grupin B, në kuadër të “U18 European Championship”
Deri më tani rezultatet nuk janë pozitive për Dardanët të cilët nuk kanë arritur akoma të shijojnë ndjesinë e fitores, duke humbur tre herë në tre ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Për dallim nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, Norvegjia ka arritur që të paktën të marrin një fitore, dhe dy humbje.
Ndeshja zhvillohet sot nga ora 12:30.